Duro shpërthen: Po na masakrojnë këta arbitra!

Flamurtarin nuk e mbajnë më nervat: edhe sot në Krujë, kundër Laçit, kuqezinjtë u ndëshkuan keq, pasi pretenduan 2 penallti të dukshme dhe iu dha një identike Laçit, që në fakt duhej anuluar për pozicion jashtë loje. Kjo bën që Shpëtim Duro të mos durojë më dhe të shpërthejë kundër gjykimit.

“Nuk kam ç’të them, kemi pësuar 5 gola këtë sezon dhe 4 janë me 11-metërsh. Na u dha një penallti kundër Bicit sot, ndërsa mbrojtësit e Laçit nuk u ndëshkuan për të njëjtat episode, lojtarët janë me dorë të hapur dhe penalltitë janë neto. Më vjen shumë keq, sepse arbitri ka ndikuar te rezultati dhe nuk është hera e parë. Edhe penalltia e dhënë për Laçin, po të shikohet përsëritja, është e qartë që duhej dhënë pozicion jashtë loje për sulmuesin e Laçit, para se të fishkëllehet penalltia.

“Patëm raste të mira për ta mbyllur ndeshjen, edhe penalltitë e padhëna do ta kishin mbyllur takimin, por nuk ishte gjykim real, në dy ndeshje. Kemi marrë dy pikë në Shkodër dhe ndaj Laçit, diçka normale nëse sheh që luanim jashtë fushe, por duke parë atë që ka ndodhur, duhej të kishim 6 pikë.

“Sulmi me Danilo Alvesh më të avancuar? Kishim menduar që të mos e konsumonim shumë në krah Danilon dhe luajtëm me dy sulmues, skemë që deri diku funksionoi mirë, sepse krijuam shumë rreziqe në sulm. Gjithsesi, do të ketë edhe ndeshje ku do të luajmë me 4-3-3, në varësi të ndeshjes dhe kundërshtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online