Duro: Rezultatet në plan të dytë, na shërbyen miqësoret

Prej datës 8 janar skuadra e drejtuar nga trajner Shpëtim Duro u zhvendos në Antalias, aty ku veç seancave stërvitore të zhvilluara dy herë në ditë, Flamurtari zhvilloi edhe tre ndeshje miqësore.

Dy humbje dhe vetëm një barazim, është ky bilanci i kuqezinjve. Një bilanc thuajse i njëjtë me atë të verës, vlonjatët nuk është se shkëlqyen në miqësoret e zhvilluara, por ishin krejt ndryshe në kampionat. Tashmë pas dy javësh vlonjatët do të zhvendosen pikërisht në Vlorë, ku prej ditës së hënë do të niset dhe mendohet pikërisht për Partizanin, ose më saktë për përballjen e dyfishtë, pasi të mërkurën e 31 janarit do të luhet edhe ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë kundër të kuqve. Ndërkohë, referuar edhe ndeshjes së fundit miqësore, trajneri Duro ka theksuar se nuk ka shumë rëndësi rezultati, por këto takime i shërbejnë skuadrës dhe lojtarëve.

“Janë të rëndësishme miqësoret në çdo moment. Rezultati nuk është ai që mbetet primar, pavarësisht se të gjithëve ju pëlqen të fitojë. Megjithatë miqësoret na kanë shërbyer për skuadrën dhe gjendjen e lojtarëve. Tashmë duhet të nisim të mendojmë për kampionatin, por edhe për Kupën”, ka thënë trajneri Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *