Duro i shqetësuar: Problem të luajtur larg Vlorës

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur pas ndeshjes për mediat, teksa është shprehur i bindur se skuadra e tij do të triumfonte. “Është turi i parë i Kupës së Shqipërisë dhe skuadra si Flamurtari nuk duhet ta diskutojnë kalimin e këtij raundi, aq më tepër përballë Dinamos, që realisht nuk e ka objektiv Kupën. Besoj se ishte një ndeshje që u ka shërbyer të dyja skuadrave për të parë elementët e rinj. Normalisht, si ne, ashtu dhe skuadrat e tjera, kanë menduar për ndeshjen e fundjavës. Kjo ishte arsyeja pse aktivizuam lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapësira. Fatkeqësisht ndeshjen e ardhshme nuk do e luajmë në Vlorë. Jemi të kushtëzuar që të luajmë jashtë fushës tonë dhe kjo nuk është diçka pozitive. Kemi një skuadër me cilësi dhe me kualitet. Do të vlerësojmë çdo kundërshtar maksimalisht, pasi ky kampionat nuk ka shumë diferenca”, përfundoi Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *