Nga Klaudio Ndreca
Qazim Laçi është një prej atyre emrave që duhet të mbahen shënim sa i përket legjionarëve të Kombëtares së Shqipërisë. Një futbollist që ka luajtur me grupmoshat tona, ndërsa në këtë sezon është ngritur shumë me nivelin e tij edhe në klubin ku luan. Vetëm kjo i mungonte më herët dhe me përmirësimin e ndjeshëm që ka, asgjë nuk e ndalë këtë lojtar që t’i bashkohet Shqipërisë së Rejës.
Në një intervistë të fundit për “Sport 1”, Qazim Laçi ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke u shprehur se dëshiron që të luajë në Itali. Ndërkohë shokë të ngushtë ka pasur te Shqipëria me të rinjtë dhe qendronte në grumbullim me të, Fiorin Durmishajn. Ky i fundit zgjodhi që ta linte Kombëtaren tonë për Greqinë, megjithatë Laçi ruan vlerësime të mira për Durmishajn si lojtar.
“Ëndrra ime është që të kthehem te Olimpiakosi. Është ekipi që më ka përqafuar dhe mbështetur që kur isha fëmijë te akademitë. Në atë kohë bëhej një punë e shkëlqyer dhe disa futbollistë dolën të luanin jashtë Greqisë. Duke ardhur nga akademia duhej të konkurroja lojtarë si Chori, Cambiasso, Fortounis i cili luante në nivele të larta. Nuk është e lehtë për një djalë 19-vjeç kryesisht në aspekt fizik, pasi edhe nëse është gati mendërisht, trupi i tij nuk është gati për sfida të tilla.
Durmishaj? Ka një ekzekutim shumë të saktë dhe fizik të mirë. Në atë moshë ti nuk mund të gjesh lojtarë tjetër me ato karakteristika. Uroj që të luajmë bashkë. Është më i pjekur se mosha që ka.Gjithsesi, nuk dua t’ia rrisë më shumë besimin në vetvete (qesh).
Tani te Ajacio jamë përmirësuar fizikisht dhe në aspektin taktikë. Këto janë edhe arsyet se përse trajneri të lë në stol. Mendoj se kampionati italian më përshtatet dhe dua të luaj në Itali”, tha Laçi. /Sport Ekspres/