“Duket sikur një mbrojtës e kemi parazit”, Hafizi e ka me skemën e Rejës: Do vuajmë për një kohë të gjatë

45 minutat e para janë mbyllur në 0-0 në “Air Albania“. Shqipëria nuk po gjen mënyrën për të kërcënuar portën kundërshtare, ndërsa lituanezët duket se e kanë studiuar mjaft mirë lojën e kuqezinjve. Në studion e “Supersport” ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka kritikuar sërish skemën e përdorur nga Reja. Sipas tij Shqipëria nuk i ka lojtarët për 3-5-2 dhe do të vuajë gjatë nga ky modul loje.

“Lojtarët të shkojnë te skema, jo skema te lojtarët. Me skemën që përdor Reja mendoj që do vuajmë për një kohë të gjatë, do vuajmë edhe ndeshjet e tjera. Ne nuk i kemi lojtarët për ta bërë këtë skemë si duhet. Përjashto vetëm treshen e mbrojtjes ku kemi bollëk. Detyrimisht ne do dalim mangët në organizimin e lojës. Nuk kemi gjuajtur njëherë në portë, kur kundërshtari ka pasur 2 raste të rrezikshme. Duket sikur një mbrojtës e kemi parazit kur skuadra jonë ka topin. Pra kemi një mbrojtje 3 vetë që mbulojnë një lojtar. Nuk kemi vënë në lojë as Manajn e as Sadikun. Duhet të heqi dorë nga skema që luajmë me 3”, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *