Vllaznia arriti që të kalonte në Europë nëpërmjet Kupës së Shqipërisë. Shkodranët morën një bonus të madh pas triumfit ndaj Laçit në finale. Ndryshe nga ekipet e tjera shqiptare që e nisin nga turi i parë i Conference League, ekipi i Mirel Josës e kalon automatikisht të parin dhe shkon në fazën e dytë.
Por kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë janë “ferri” dhe për një moment duket sikur të jetë Champions League dhe jo Conference League. Tashmë është bërë e ditur një listë e gjatë ekipesh që janë kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë. Shkodranët cilësohen si jo favorit në turin e dytë të Conference League dhe për këtë arsye do të kenë përballë një ekip më të fortë në letër.
Më poshtë gjeni të gjitha emrat e kundërshtarëve potencial, ku bien menjëherë në sy Basel, PAOK, Instabul, Young Boys, Apoel dhe shumë skuadra të tjera që kanë eksperiencë të jashtëzakonshme në Europë. Për këtë arsye, goglat duhet të tregojnë shumë mëshirë në mënyrë që të arrihet turi i tretë. /Sport Ekspres/
Basel
Slavia Prague
Young Boys
AZ Alkmaar
PAOK
?stanbul Ba?ak?ehir
Maccabi Tel Aviv
Astana
Molde
APOEL
Steua Bukuresht
BATE Borisov
Rapid Vienna
Rijeka
Antëerp CC
Hapoel Be’er Sheva
Sparta Prague
Fehérvár
Vitória de Guimarães
CSKA Sofia
S?duva
Brøndby
Spartak Trnava
Kairat
Osijek
Universitatea Craiova
Motherëell
Neftçi Baku
?ukari?ki
Radni?ki
Vaduz
Vorskla Poltava
Aris CC