Duket çuditshëm, por super zgjidhje! Galiani propozim për Italinë: Bëjeni si në Amerikë të Jugut, futboll në darkë deri në gusht

Nga Klaudio Ndreca

Menaxheri i Monzas, Adriano Galliani, ka dhënë një zgjidhje për Italinë që vazhdon të jetë e mbërthyer nga Koronavirusi. Por në shtetin fqinj kanë nisur të shohin dritën në fundin e tunelit dhe të flasin edhe për futbollin.

Në datën 3 prill pritet që ekipet të kenë nisur me stërvitje. Por propozimi i Adriano Gallianit duket i çuditshëm në pamje të parë, për ta bërë kalendarin në Itali si në Amerikën e Jugut, por do të ishte edhe super zgjedhje. Vetëm imagjinoni, plazh, birra dhe futboll në darkë. Më bukur, kurrsesi nuk mund të ketë.

“Unë kam një propozim, për dy vite le ta bëjmë si në Amerikën e Jugut, me kalendar të ngjashëm. Kampionati 2020-2021 dhe ai i vitit 2022 le të nis në shkurt. Deri atëherë ndoshta jemi kthyer në botën e vjetër, atë që jemi mësuar. Do ishte zgjidhje e mirë. Në verë dhe në muajt korrik-gusht, duke luajtur në mbrëmje, do të jetë më bukur për të parë futboll se në muajt e tjerë dhe do të kemi më shumë tifozë”, tha Galliani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online