Thiago Motta ka bërë një mrekulli të vërtetë me Bologna-n. Këta të fundit janë kualifikuar në sezonin e ardhshëm në Champions League dhe tani numërojnë jo pak, por 67 pikë në renditje. Shumë kishin dyshime për Motta-n si trajner, veçanërisht me idetë e tij rreth futbollit që i shprehu fillimisht dhe që dukeshin jashtë realitetit të kësaj bote.
Kur Genoa e thirri në 2019, Mota e bëri të qartë vizionin inovativ të tij rreth futbollit duke preferuar skemën 2-7-2. Për të skuadra mund të lexohej si nga krahu i majtë dhe i djathtë dhe për këtë arsye nuk donte t’i jepte një pikë referimi kundërshtarit.
Gjithashtu për t’u theksuar se është një nga trajnerët e vetëm që fuste portierin në skemë. Madje, portieri përfshihej te 7 e mesfushës, jo më kot, pasi për Motta portieri duhet të jetë regjizori i parë i skuadrës dhe të rrezikojë në mbajtjen e topit për ta nisur ai fillimine aksionit.
Një ide taktike që sipas mediave italiane, është duke u zbatuar te Bologna. Skorupski është drejtori i parë i skuadrs dhe po merr shumë rreziqe, ndërsa në mesfushë ka një mbingarkesë të madhe të lojtarëve. Rezultatet po i japin të drejtë, koha gjithashtu tregon se futbolli po i jep rezultate trajnerëve të rinj dhe ideve të reja, rasti i De Rossit dhe Xabi Alonso vijnë në ndihmë. /Sport Ekspres/