Duka “ul tonet” e fushatës, Idrizi e fton të vetëdorëhiqet!

 

Presideti i FSHF-së, pas shpalljes së platformës “Fino”, ka dashur që të mos vijojë diskutimin, teksa shtoi: Dua ta përgëzoj Finon, por nuk dua ta quaj debat. Eshtë thjesht garë sportive

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nënshkroi sot një kontratë bashkëpunimi për garat e futbollit shqiptar, kombëtare dhe ato ndërkombëtare me “Kryqin e Kuq Shqiptar”, ndërkohë që interesimi mediatik ishte i madh edhe për faktin se sapo ka nisur fushata zgjedhore për presidentin e ri të FSHF-së. Duka është mundur të evitojë prekjen e kësaj teme, duke parë edhe eventin, që nuk kishte lidhje me zgjedhjet, por gjithsesi lëshoi një deklaratë të shkurtër: “Realisht dua ta përgëzoj dhe ta falënderoj Bashkim Finon, i cili ka dëshirë të kontribuojë. Në çdo hap do kemi mundësi të diskutojmë, do ta përjashtoja fjalën debat. Jam i hapur për diskutim të hapur për të dhënë më të mirën për futbollin. Kushdo që ta bëjë, e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara dhe këto standarde të realizohen. Nuk dua të flitet për debat, futbolli është lojë, garë sportive dhe duhet marrë si e tillë, në të mirë të futbollit”.

Idrizi – Gara për kreun e FSHF-së ka dy kandidatë zyrtarë: Armand Duka dhe Bashkim Fino. Dhe, menjëherë ka nisur fushata elektorale dhe opinionet e atyre që janë edhe anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme dhe që kanë të drejtë vote. Mes tyre, miku i Bashkim Finos, administratori i Flamurtarit, që ka sulmuar Dukën jashtëzakonisht në këto dy vitet e fundit. Sinan Idridi, në një prononcim për mediet, u shpreh: “Fino është njeri që nuk është shquar për asnjë kontrabandë, ka pajtuar gjasat dhe që i bën nder futbollit shqiptar nëse do të fitojë ai garën.

Është shumë e shëmtuar ajo që Fino ka qenë kandidat politik. Të flas Duka që është apolitik, nuk dimë çfarë të themi ne. Skandali i radhës së atyre që do të votojnë, nëse Duka hyn në këto zgjedhje dhe fiton me mënyrat e tij nuk ke shpresë më. Nëse votojmë ne që harxhojmë në sport, njësojë si ata që nuk ekzistojnë, është skandal. Do të ishte në dinjitetin e tij të tërhiqej dhe do të kujtohej për gjërat që ka bërë mirë. Unë nuk e mora seriozisht që zoti më jep, por këtë e ka shansin e fundit të tij në jetë.

Duka nuk vjen dot në një stadium. Nuk kam pasur ndonjëherë komunikim me Dukën. E kam takuar vetëm njëherë rastësisht, por nuk kam pasur shansin për shkak të impenjimeve. Meqë vetëmburret që përfaqëson masivizimin, ai duhet të vinte në Vlorë. Ka 10 vjet që nuk shkel në Vlorë, nuk e di pse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *