Duka tregon në Itali variantin më të keq nga UEFA: Nëse nuk mbyllet deri në gusht, vendoset nga Federata

Në ditën e djeshme është bërë një mbledhje nga UEFA me të gjitha Federatat në Europë, për të vendosur disa skenare rreth gjendjes së jashtëzakonshme që ka përfshirë futbollin. Këtë herë është vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ka treguar gjendjen për ‘Radio Punto Nuovo’. Tashmë është gjithçka më e qartë dhe janë të kuptuara të gjitha variantet e hedhura në tavolinë. Në rastin më të mirë do të nisin kampionatet në qershor, por edhe më herët, duke parë gjendjen e secilit shtet. Pra nëse Shqipëria e minimizon virusin gjatë këtyre kohëve, mund ta kemi Superioren edhe në mesin e majit.

Por si kohë fikse është vendosur qershori nga UEFA, duke parë gjendjen e përgjithshme në Europë. Ndërsa në skenarin më të keq, kampionatet duhet të mbyllen në javën e parë të gushtit, pasi kërkohen edhe emrat e fituesve për vendet që do të shkojnë në Europë. Nëse eshte kjo është e pamundur që të ndodhë, atëherë çdo Federatë është e lirë që të jap zgjidhjen e saj për problemin dhe kjo nënkupton se nuk mund të luhen të gjitha ndeshjet, pasi koha nuk premton më. Megjithatë vazhdohet si primari kryesor për të mbyllur gjithçka deri në takimin e fundit.

“Dje kemi pasur një takim me të gjitha Federatat Europiane dhe sekretarët e përgjithshëm të të gjithë Europës. Dhe një vendim u mor edhe nga Komiteti Ekzekutiv për programet e ardhshme: miqësoret e ekipeve kombëtare të qershorit, të shtyra për në shtator dhe tetor, u anuluan. Për më tepër, u vendos që kampionatet të mbaronin në fund të korrikut, në fillim të gushtit, më së voni. Nëse do të jetë e pamundur edhe në këtë kohë, atëherë të gjitha Federatat janë të lira të vendosin se çfarë të bëjnë me kampionatin. Një gjë është e sigurt: deri në fillim të gushtit të gjithë do të shkojnë në të njëjtin drejtim, me qëllimin për të përfunduar kampionatin.

Kontributi i UEFA-s për të gjitha shoqatat? Është një luftë që të gjithë humbasin, jo vetëm futbolli, por të gjithë sektorët. Sigurisht është duke u menduar për një fond solidariteti për të ndihmuar Federatat, por është e pamundur të mbulojmë vrimën e krijuar nga Covid-19. Ne nuk mund të jetojmë së bashku me virusin, futbolli është një sport kolektiv, me tifozë dhe është e pamundur të gjesh një mënyrë për të luajtur pavarësisht nga virusi.

Politika të ndryshme në futboll? Unë nuk mendoj se do të ketë një politikë tjetër. Futbolli gjithashtu vendos tregun, sigurisht që duhet të respektohet loja e ndershme. Unë nuk mendoj se virusi mund të ndryshojë gjërat.

Hysaj? Ai është po aq keq sa të gjithë, sepse dëshiron të luajë, është një luftëtar që dëshiron të bëjë mirë në fushë. Më tha që klubi po mendon të kthehet në stërvitje, por është e vështirë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online