Duka pret përgjigjen: Ligji i sponsorizimit uroj para 17 nëntorit, mërzitem pa pikë me Francën

Futbolli shqiptar është duke pritur miratimin e ligjit të sponsorizimit nga qeveria, që do të ndihmonte shumë klubet tona. Pikërisht për këtë arsye edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon përgjigjen sa më të shpejt mbi këtë çështje.

Madje që para inagurimit të “Arenës Kombëtare” pret përgjigjen, atje ku do të luhet ndaj Francës. Në intervistën e dhënë për “Balkanweb”, Duka është shprehur se uron që 17 nëntori të mos përfundojë pa një përgjigje, ndërsa ka theksuar faktin se do të mërzitej nëse dilte pa pikë me Francën.

“Unë uroj që mos të na kap 17 nëntori pa një përgjigje. E kam kërkuar publikisht dhe ia kërkoj personalisht një takim me specialistët që ky proces të bëhet para se të inaugurohet ky stadium.

Jam i kënaqur vetëm me 6 pikë, ndërsa më 4 pikë më pak i kënaqur, ndërsa me 3 pikë i mërzitur. Duhet të provojmë gjithçka pasi nuk kemi asnjë gjë për të humbur. E dimë që Franca është kampione bote, por ne do të provojmë ta nisin me fitore stadiumin e ri.

Besoj se do të jetë në krye të skuadrës Reja. Nuk ka dyshime nga ana jonë, por duhet firmosur kontrata për ta bërë zyrtare”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online