Duka: Mbyllëm një edicion pozitiv, problem bojkoti i tifozëve

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka analizuar ecurinë e Kombëtares në kualifikueset e sapombyllura, ndërsa ka prekut edhe tema të tjera, si Nations League, ambiciet e Shqipërisë dhe bojkoti i tifozerisë së organizuar, që për Dukën është problemi i madh që kemi pasur së fundi.

“ Dy ndeshjet e fundit mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja e rezultatit, por në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me Izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me Italinë, ku mund të merrnim një pikë”, u shpreh Duka, i cili ka mbetur i kënaqur nga starti i Panuçit: “Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultat dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë, edhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.”

Së shpejti nis Nations League, kompeticion ku shtohen mundësitë për një vend në Europian. Jemi në Ligën C, nga 4 të tilla, por Duka shpreson të ngjitemi një vazo më lart (duhet të fitojmë grupin tonë me 4 skuadra). “Mendoj se objektivi i Shqipërisë është jo grupi C, ku gjendemi, por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në Europian, por ndoshta edhe në Botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv.”

Në media është folur shumë për mungesën e një lojtari si Sabien Lilaj në kombëtare, por këtu Duka pret shkurt: “Janë zgjedhje të trajnerit. Kemi shpesh raste kur lojtarë të nivelit të lartë sepse konkurrenti tij është akoma më lart, ndaj janë zgjedhje që varen nga moment dhe pozicioni. Jo vetëm Lilaj, por dhe të tjerë mund të afrohen dhe në ndeshjet e nëntorit trajneri do t’i provojë.”

Tifozët Kuq e Zi vazhdojnë bojkotin, për arsye që dihen tashmë, ndërsa nuk ka ndonjë tentativë reale për rregullim marrëdhëniesh nga shteti, policia e federata. “Problem që kemi pasur gjatë këtij edicioni është bojkot i i Tifozëve Kuq e Zi. Arsyet kryesore nuk varen nga Federata e Futbollit dhe nuk dua të fajësoj një institucion tjetër, sepse bëjnë detyrën e tyre. Ajo çka dëmtohet është ekipi. Duhet të tejkalosh dhe diçka që mund të të ketë cenuar, si në rastin e Tifozëve Kuq e Zi.. FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin apo jo të njerëzve në stadium. Mund të kesh të drejtë, por qëllimi është dhe më i madh. E kanë mbështetur gjithmonë, ndaj uroj të ketë përfunduar ai bojkot dhe të fillojmë mbarë edicionin e ardhshëm”..

U-19 dështoi në kualifikuet e para pak ditëve, duke humbur 3 ndeshje dhe duke pësuar lumë golash nga Noevegjia:

“Prisnim më shumë nga U-19, pasi rezultatet nuk ishin të mira dhe do të ketë diku nga fundi nëntorit një lloj analize, ku do të caktohen detyrat për të ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online