“Duka ishte kundër De Biazit për Rashicën”, prapaskena tjetër e Bunjakut: Nuk e harroj telefonatën e Lalës, tha bëj gati numrin 7

Nga Klaudio Ndreca

Milot Rashica është pengu kryesor i Shqipërisë për faktin se ky sulmues ishte pjesë e Kombëtares tonë, por do të largohej pas ftesës së munguar në Europianin e Francës. Vetë lojtari nuk e priti aspak mirë atë vendim të De Biazit, duke zgjedhur që të shkojë te Kosova.

Ndërkohë trajneri që bëri hapat e parë me Kosovën që po pranohej në organizmat më të lartë të futbollit, ka zbuluar edhe një tjetër prapaskenë. Albert Bunjaku shprehet për “Reporteri” se ka biseduar me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së, ndërsa ky i fundit ishte që asokohe i pakënaqur me vendimin e trajnerit për ta lënë Rashicën jashtë Europianit. Për të kaluar më pas me bisedën e treguar me Altin Lalën, menaxherin e lojtarit, që ka pasur vetëm një kërkesë: “Bëj gati fanellën me numër 7”.

“Në momentin e kampionatit europian e kam thënë edhe më herët, Shqipëria duhej që të bënte ndërrimin e gjeneratave. Por ky është mendimi im personal të cilin ia kam thënë edhe Armand Dukës në një takim në Paris në finale të kampionatit europian. Ka qenë kryetari i ndierë Fadil Vokrri, ka qenë Armand Duka, ka qenë Bobani, unë dhe një grup i njerëzve së bashku.

Gjatë bisedës tonë Duka më ka thënë se ishte i pakënaqur me De Biazin që nuk e kishte ftuar Milotin. Mua më kujtohet ai moment dhe i thashë Dukës: “Nëse Miloti do të na zgjedh ne, nuk kam për t’ia mbyllur dyert lojtarit. Duhet të jetë e drejta e zgjedhjes së tij”.

Menjëherë pastaj kemi nisur kontaktet me përfaqësuesin e Rashicës, E kam parë se Duka ka qenë i zhgënjyer me vendimin e trajnerit, por pikërisht për këtë të fundit, e pashë se m’u krijua hapësira për të marrë Rrahmanin dhe Rashicën, që i lanë jashtë Europianit. Kam biseduar shumë me menaxherin e tij dhe mikun tim Altin Lala. Ka qenë e rëndësishme që të mos bëhej presion as ndaj Lalës. Ka qenë edhe për të shumë e vështirë pasi ka luajtur për Shqipërinë dhe ka një lojtar që do vinte për Kosovën. Nuk më harrohet kurrë një moment kur më telefonon Lala. Më tha, Albert, kam vetëm një kërkesë. Numrin 7 për Rashicën. E marrë në telefon Bajramin dhe i them që bëj gati numrin 7 se po vjen Rashica”, tha Bunjaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online