Duka inspekton punimet e stadiumit: Kukësi e meritonte, kur ndahen ftesat e bëjmë dasmën

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte ditën e sotme i pranishëm në një vizitë në qytetin e Kukësit për të parë nga afër punimet që po bëhen për stadiumin e këtij qyteti.

Sipas asaj që raporton “Report TV”, gjatë kësaj vizite presidenti i FSHF-së konfirmoi edhe njëherë tjetër qendrimin e Rejas në stolin e kuqezinjve, si dhe jep sigurinë e tij se “Arena Kombëtare” do të jetë gati ndaj Francës edhe pse punimet vazhdojnë ende. Madje Armando Duka është shprehur se për inagurimin e stadiumit kanë nisur ftesat dhe kur shqiptarët dërgojnë ftesën, atëherë dasma do të bëhet me patjetër.

Sa i përket stadiumit të ri të Kukësit, punimet e të cilit kanë nisur që në fillim të muajit gusht, kreu i federatës ka thënë se përpos kritikëve Kukësi e meriton këtë investim. Kjo për shkak të kontributit që ekipi verilindor ka dhënë këto 7 vite të fundit, si edhe për dashurinë që ka ky popull.

“Reja do të jetë trajneri i ardhshëm i Shqipërisë, por se kur do ta bëjmë kontratën këtë s’e them. Duhet ta diskutoj me Rejan.

Nga Kukësi të thuash që do të jetë gati Arena më pëlqen. Do të jetë gati sepse atje ishim dhe pas një vizite kuptuam se ka shumë punë për t’u bërë, por sigurisht që do të inaugurohet me Francën. Tashmë kemi ndarë edhe ftesat e kur ndajmë ftesat ne shqiptarët e bëjmë dasmën me patjetër. Në fakt është një ngjarje shumë e pazakontë që të vish në Kukës për ndërtimin e një stadiumi të ri. Shumëkush është kritik se thonë ç’doni në Kukës për një stadium të ri. Në fakt Kukësi me gjithë kontributin që ka bërë në 6-7 vitet e fundit, por edhe me dashurinë që ka populli e meritonte një stadium të tillë”, është shprehur Armando Duka./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online