Duka: Idrizi më tha që e meritova fitoren, fola me kryeministrin mbrapa!

Armand Duka, presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, në një lidhje direkte me “Zona Gol” në Supersport, ka folur për zgjedhjet, Asamblenë, arritjet e futbollit e kështu me radhë…

Mandati i pestë. Ishte nje fitore ndryshe kjo, si ndiheni tani?

Fillimi i katërvjeçarit të ri, i detyrave që jam zotuar t’i përmbush. Nuk e konsideroj si numër mandatesh por besim i komunitetit të futbollit që duhet ta shpërblejmë me punë.

Rrjetet sociale dhe facebook, por edhe Instagram, ke qenë aktiv gjatë këtij muaji. Do të vazhdosh me të njëjtin ritëm edhe tani?

Nuk jam njeri shumë aktiv në rrjetet sociale. i vemti që më pëlqen dhe e kuroj vetë është Instagrami. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, është dëshirë e imja.

A mund të ishte pjesë  e fushatës tuaj, Shqipëria për Botërorin e 2022?

Përfaqësimi i ekipit kombëtar nuk është pjesë fushate, jo vetëm dëshirë, por mundësi reale e Shqipërisë. Me çfarë kemi dhënë, me paraqitjet e ekipit deri sot, kemi të gjitha mundësitë për ta synuar Botërorin. Edhe ekipet e mëdha e kanë të vështirë të thonë do të jemi. Na ka ardhur koha që ta synojmë. Një nga objektivat tonë është ky, por jo vetëm. Po, për të shkuar në Botëror duhet të bësh edhe shumë gjëra mirë. Jo vetëm ato që ne kemi thënë apo parashikuar, por duke pasur parasysh kritikat që kanë dalë gjatë këtij muaji, duke marrë ato të njerëzve të sportit, por politikës jo. Nuk më pëlqen që të kem epitete si mbret apo sulltan, por të jem aktiv. Ajo që më pëlqen është fakti që qasja individuale apo institucionale për të dëshmuar punën duhet të jetë më e madhe.

Si ishte gara, kishit emocione?

E kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive, më me emocion dhe mund ta prisja edhe rezultatin ndryshe, pasi njerëzit vendosnin, qoftë punën e kryer dhe premtimet e ardhshme.

Çfarë përjetoi zoti Duka kur mësoi emrin e kandidatit që vinte si përfaqësues politike? Ishte ndryshe nga zgjedhjet e kaluara…

Kandidati ishte figurë individuale e kompletuar, por e veshur me backround politik. Nuk e mohoj faktin që duke qenë person politik, e kam konsideruar një avantazh për garën apo rezultatin në favor timin, ndërsa individualisht ishte figurë e kompletuar, pasi mund të ishte drejtuesi i federatës dhe më shumë se aq. Ndoshta edhe taktikisht mund të lëvizte ndryshe dhe të zhvishej disa kohë më parë nga funksionet politike, por të vinte si njeri që kontribuonte pë futbollin dhe kjo që nuk e bëri nuk mund serioze dhe mu duk avantazh në garë.

Duka ishte e keqja më e vogël që të fitonte… duke e krahasuar me Finon

Duke qenë person politik më jepte avantazhe, por vetë rezultatet e futbollit shqiptar, qoftë e kombëtares, paraqitja në Europë e klubeve dhe infrastrukturat, por sidomos Euro 2016, nuk është e keqja më e vogël por suksesi më i madh. Nëse do të ishte dikush tjetër nga bota e futbollit gara do të ishte ndryshe, me ato që unë kam bërë dhe backroundi i individit tjetër dhe platformës së tij. Nuk ishte garë me platforma, por u politizua. Ky ishte favor i imi, sepse njerëzit e futbollit konsideruan se duhet të mbronin më shumë futbollin se sa të pranonin figurë politike.

Te moshat U-17 dhe U-19 dominojnë emigrantë dhe jo produkti vendas. Nuk duket rrugë e drejtë për futbollin tonë, duke qenë se talenteve shqiptarë nuk i jepet shansi…

Besoj se dhe Astriti po të ishte si Bogu dhe Bushi do të bënte të njëjtën gjë. Çdo trajner merr futbollistët më të mirë, pavarësisht ku luajnë. Eshtë e padrejte që t’i ti japësh një mundësi dikujt që nuk e meriton, në krahasim me dikë tjetër. Këtë bëri Hafizi edhe kur ishte trajner i kombëtares, duke i ofruar fanellën një ditë pasi iknin nga Shqipëria.Të gjithë futbollistët e rinj në Shqipëri kanë mundësi, stërviten nga trajnerë të edukuar, teksa ka 6 ekipe rajonale që përzgjidhen dhe bëjnë kampionat mes tyre, duke provuar më të mirët dhe përzgjehdur për U-17, U-19 dhe U-21. Çdo futbollist kalon në sitën e trajnerëve dhe në fund seleksionojnë më të mirët. Nëse i lë ato futbollistë me nivel të lartë që luajnë jashtë, pa kaluar te U-19, U-21, më pas digjen. Loja është subjektive.

Por, produkti vendas po çedon, kampionati gjithashtu…

Matematika nuk vlen, pra se kaq përqind nga ky kampionat, kaq nga ky tjetri. Trajneri zgjedh dhe seleksionon…

Sot, një nga anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv është Enkel Alibeaj, me detyrë deputet. A do të kërkoni që ai të lërë mandatin në politikë?

Ne kemi shumë gjëra që duhet të rregullojmë. E konsideroj si fushatë apo zgjedhje produktive, për problematikën që kanë krijuar. Ne në federatë kemi marrë shënime që duhet t’i korrigjojmë. Duhen ndryshuar statute të federatës, rregullat apo ligjet, që të ketë sa më pak interferenca të politikës. Nuk dua të penalizoj individin që ka marrë votat në Asamble.

Delegatët në Asamble, si mund të zgjidhet?

De Juro është e zgjidhur, pasi 90% e delegatëve kanë status. Janë mandatar nga anëtarët e institucionit. Vetë komuniteti duhet të mendojë se si mund të shmangë maksimalisht delegimin e Asamblesë me persona jo të përshtatshëm. Nga pikëpamja juridike nuk pengonte asgjë, sepse të gjithë kryetarët e bashkive ishin të deleguar dhe autorizuar, jo sepse përfaqësojnë klubet apo anëtarët.

Mandatet, shumë të gjata… Reduktim?

Diskutim ndoshta në të ardhmen nga Asambleja, por pa pasur lidhje me interesat personale. Unë jam kundër kufizimit të mandatave, pasi ato duhet t’i kufizojë votëbesimi.

Kundërshtari juaj pas 4 vjetësh?

I sigurt që ju nuk do të jeni (Kastriot Çaushi)

Pse krijohet perceptimi se të jesh president i FSHF-së, ke votat e shoqatave me vete?

Duke qenë se janë njerëz të futbollit kanë raporte dhe komunikim të përhershëm me federatën. Pesha e tyre specifike është e madhe për futbollin që përfaqësojnë. Duhet të luftohet që të fitojnë pavarësinë e plotë dhe vendimet e tyre do të jenë të ndryshme, por nuk flas dot me bindje për cilin votuan.

Delegatët flisnin në telefon para se të votonin, sikur merrnin urdhra

Nuk mendoj se delegatët kanë marrë telefonata se për kë do të vendosnin ditën e zgjedhjeve. Në Komitetin Ekzekutiv nuk pati shumë pjesëmarrje, sepse grupi socialist u largua…

Më shumë njerëz të politikës se sa të sportit, në Komitet, si Shkëlqim Muça që mbeti jashtë?

Do të kisha pasur qejf të ishte Shkëlqim Muça dhe nëse do të votoja, do ta bëja për atë, sepse do të na ndihmonte goxha duke qenë pjesë e komitetit. Votimi ka specifikat e veta dhe njerëzit e Asamblesë nuk votojnë për atë çka je dhe çka ke dhënë. Duhet lobim më i madh, por ndoshta Çimi nuk e bëri këtë gjë, edhe pse e dua shumë.

Statuti me 66 anëtarë (votuan 65, pasi Bilishporti nuk votoi). A parashikohet që ky numër të ndryshojë, pse të jetë kaq fikse?

Statuti ka nevojë për ndryshime, sigurisht. Siç e thashë, vrenjtet dhe kritikat na ndihmojnë të përmirësojmë jetën e FSHF-së. Fotografimi i bërë me 66 anëtarë, në vitin 2012, anëtarësia nuk vjen nga ulja dhe ngjitja në kategori. Vetë Asambleja mund të bëjë pranime apo përjashtime. Kemi disa klube që realisht u diskutuan (Olimpik, Vlora dhe Pojani)…

Duket normale që disa klube që nuk kanë ekipe të votojnë dhe të tjerë që janë në aktivitet të mos votojnë?

E thashë, Asambleja duhet t’i përjashtojë dhe të tjerë që janë në aktivitet të pranohen, por në Asamble jo Zgjedhore.

Ju kongratuloi kryeministri Rama?

Pata një telefonatë të gjatë me të

Edhe Sinan Idrizi ju uroi?

Po, dhe më tha dhe se e meritova fitoren, më zgjodhi Asambleja dhe njerëzit e futbollit. Sigurisht, objektivi është që të bëhemi të gjithë bashkë, edhe pse duket e pamundur. Idrizi ka bërë edhe kritika të drejta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *