Mbrëmja e sotme ishte e gjitha për t’u harruar për Silvinjon. Tifozët në tribuna ishin e vetmja bukuri për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-3 nga Kili në “Enio Tardini” të Parmës. Pas përfundimit të këtij takimi miqësor, Ylber Ramadani ka dhënë përshtypjet e tij të para për mikrofonin e “TV Klan”-it.
“Tre gola janë shumë. Por ne do të punojmë dhe do të bëjmë çdo gjë që të mos pësojmë shumë gola. Nxjerrim shumë mësime nga kjo humbje. Kili është një skuadër e një niveli të lartë dhe kundërshtarët tanë në Europian do të jenë kështu. Goli i parë erdhi shumë shpejt, nuk e di ishte i vlefshëm apo jo. Pastaj goli i dytë e mbylli ndeshjen. Duhet t’i kërkojmë falje tifozëve për humbjen sot. Arbitri më ndëshkoi shumë shpejt, gjë që më nxorri nga loja ime. Trajneri më tha që nuk donte të rrezikonte që të ndëshkohesha me karton të kuq, prandaj më nxorri shpejt nga loja”, ka thënë Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/