Duhet të tregojë se Igli Tare nuk ka gabuar me të, sulmuesi shqiptar kthehet në 2021 te Lacio

Vedat Muriqi u dëmtua në ndeshjen ndaj Zenitit në Uefa Champions League si pasojë e një lëndimi muskulor. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës filloi rehabilitimin nga ky dëmtim në muajin nëntor dhe rikthehet në një kohë rekord prej 3 javësh në seancën stërvitore të Lacios. Megjithatë pritet që stërvitja të jetë individuale, pasi 26 vjeçari vazhdon të ndiejë dhimbje në këmbën e lënduar.

Koha që mendohet se Muriqi do të kthehet në fushën e lojës është fillimi i vitit 2021. Pas rikthimit të Imobiles nga dëmtimi, futbollisti shqiptar do t’i duhet të mposhtë një konkurencë mjaft të vështirë, për një vend titullari në formacionin e Simone Inzagit. Numrat nuk e favorizojnë aspak, teksa Vedati nuk ka shënuar asnjë gol me fanellën e kaltër që prej transferimit nga Fenerbaçe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online