Tiranës i duhet me patjetër që të përmbys ndeshjen kundër Zrinjskin. Bardheblutë kanë zhgënjyer në Europë, ndërsa kanë edhe një mundësi të fundit për të kapur shansin e tyre. Pas humbjes 0-1 në kryeqytet, pritet edhe përballja e kthimit.
Nëse Tirana do të arrijë të përmbys rezultatin, në turin e tretë e pret fituesi i çiftit Tobol-Lincoln. Kazakët kanë arritur të fitojnë 2-0 në ndeshjen e parë në shtëpi. Një sinjal i qartë se nuk do të ketë shumë histori dhe surpriza nga ekipi i Gjibraltarit, teksa me shumë gjasa Toboli do të jetë duke pritur fituesin e Zrinjski-Tirana. /Sport Ekspres/