“Duhet të përgatitesh më mirë për punën tënde”, Klop habitet me gazetarin: Mendon vërtetë se ishte pyetja e duhur?

Liverpuli humbi duelin më të rëndësishmëm, atë ndaj Mançester Sitit me shifrat 1-4. Skuadra e udhëhequr nga  Klop gjendet tashmë 10 pikë larg “qytetarëve”, të cilët numërojnë një ndeshje më pak. Në përfundim të 90 minutave, një prej gazetarëve i shtron trajnerit gjerman pyetjen: “Siti e kishte ndeshjen në dorë dhe krijoi një shkëputje prej 10 pikësh. A sheh ndonjë skenar për t’i kapur në krye apo do të luftoni për top 4”?

Por kjo pyetje nuk është mirëpritur nga Klop, që i kthehet gazetarit me fjalët: “Mendoj se duhet të përgatitesh pak më mirë për punën tënde për të qenë i sinqertë. Si mund të pyesësh kur ata janë 13 pikë larg? Dhe kjo pyetje, për tu bërë kampion… Mendon vërtetë se kjo është pyetja e duhur për momentin? Pate vetëm 2 pyetje dhe e humbe njërën”, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *