“Duhet të më besoni”/ Zhbllokimi i merkatos tek Tirana, reagon edhe Tefik Osmani: Jam në klubin më të mirë

Tefik Osmani ishte në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme atje ku ka folur për gazetarët edhe sa i përket çështjes së merkatos. Deri në atë moment bardheblutë nuk kishin mundësi për të ndërhyrë në tregun e transferimeve, ndërsa njëkohësisht ishte përfolur se Partizani mund të merrte Taulant Seferin.

Megjithatë Osmani e ka mohuar një kalim të tillë, ndërsa ka premtuar gjithashtu se do të zgjidhej shpejt edhe çështja e merkatos. Nuk kaluan shumë orë që të vinte edhe zyrtarizimi nga ana e bardhebluve për të treguar se e kanë zgjidhur përfundimisht problemin e tyre, duke pasur mundësinë kështu për të transferuar lojtarët që dëshirojnë. “Jam në klubin më të mirë në Shqipëri, kur them diçka, duhet të më besoni”, shkruan Osmani në “Instagram”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *