Egnatia ka arritur që të marrë një tjetër fitore, duke mbajtur kryesimin në Superiore. Ekipi i Tetovës hasi shumë vështirësi ndaj Kukësit të Nicës që po rezulton kockë e fortë dhe ka lënë pas nisjen e keqe të sezonit.
Goli i parë i takimit u realizua nga verilindorët me anë të La Torre në minutën e 26. Megjithatë rezultati do të barazohej me Fernandon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35. Më pas ndeshja u vendos me një super gol të Spahiut nga distanca në të 55, që me shumë mundësi mund të jetë një prej golave të vitit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:
Tetova: “Nga kjo ndeshje ne do të kënaqemi vetëm nga tre pikët, nuk i zbatuam të gjitha detyrat tona. Kemi humbur shumë topa të thjeshtë sot dhe kjo na solli golin e parë të pësuar. Po vuajmë gjithmonë në 15 minutat e fundit, ekipi tërhiqet vet pasi dëshiron të ruajë rezultatin”.