“Duhet të jemi krenar me këta djemë”! Armand Duka reagon pas eliminimit të Shqipërisë: I dhamë bukuri tribunave dhe shesheve në Gjermani

Armand Duka ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani. Pas humbjes me Spanjën, kuqezinjtë duhet të rikthehen në shtëpi. Ndërkohë kreu i FSHF, ka falënderuar të gjithë futbollistët, stafin teknikë dhe tifozët për gjithçka dhanë në Gjermani.

“Faleminderit!

Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit.

Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/