“Duhet pak për të shkatërruar gjithçka”, Allegri flet pas ndeshjes: Të mos mendojmë se jemi në Champions, të qartësojmë ojektivin

Juventusi u ndal në një barazim 2-2 nga Verona, duke regjistruar kështu javën e 4-t radhazi pa fitore. Massimiliano Allegri ka thënë pas ndeshjes se përballja e sotme mund të ishte humbur nga skuadra e tij. Ai thekson se Juventusi nuk duhet të mendojë se është kualifikuar në Champions League deri në momentin që matematika do t’jua lejojë.

“Një ndeshje si kjo mund të ishte humbur pavarësisht dy-tri situatave në favorin tonë në fund. Duhet të riorganizojmë idetë tona dhe të qartësojmë objektivin. Tani pranojmë gola shumë lehtë. Duhet shumë për të ndërtuar dhe pak për të shkatërruar gjithçka. Pas dy pikëve në katër ndeshje, ne duhet t’i japim vetes një rregullim të përgjithshëm. Nuk duhet të besojmë apo të mendojmë se jemi tashmë në Champions League”, ka deklaruar Massimiliano Allegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online