Ekipi i Vushtrisë ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Antonio Toma, i cili rezulton një emër mjaft i njohur, pasi ka qenë ndihmës i Antonio Contes dhe në drejtimin e klubeve italiane. Lajmi behet i ditur nga vetë ekipi shqiptar, që ka përcjellë njoftimin në faqen në faqen zyrtare në “Facebook”.
Ndërkohë, italiani 56 vjeçar ka një CV të pasur, ku ka shërbyer fillimisht si asistent i Antonio Conte në sezonin 2009/2010, në kohën kur ishin në drejtim të ekipit të Atalantas, si dhe ka vijuar më pas me drejtimin e skuadrës së Lecce-s. Me këta të fundit e ka nisur bashkëpunimin me drejtimin për dy vite të grupmoshave U-19, për t’u vendosur më pas në krye të pankinës së ekipit të parë, në periudhën kur Lecce luante në Serinë C. Më pas karriera e italianit, ka vijuar sërish me grupmoshat, deri në vitin 2017.
Ajo që vlen të përmendet, është fakti se emri i Antonio Toma u përfol shumë për një bashkim me stafin e Conte, por këtë herë në drejtimin e një ekipi me shumë histori në Itali, si Interi. Por, tekniku italian ka zgjedhur një tjetër rrugë në karrierën e tij, për të lënë kështu Italinë dhe për të vazhduar me udhëheqjen e ekipit kosovar të Vushtrrisë. /Sport Ekspres/