“Duhej dikush që e njihte Dinamon”, Sulejman Mema tregon sygjerimin e tij: Muhedin Targaj të merrte ekipin

Dinamo ka marrë një humbje ndaj Kukësit që ka dhembur dyfish, pasi kryeqytetasit kanë lënë edhe lojën e bukur. Trajneri Devolli e ka arsyetuar me terrenin e rënduar të fushës duke mos kërkuar të rëndojë edhe më tepër lojtarët e kryeqytetasve.

I ftuar në “Supersport”, për Sulejman Memën te Dinamo do të përshtatej më mirë një emër legjendar i atij klubi, që e njeh më mirë ambientin. “Për mua duhej një njeri që e njihte më mirë Dinamon. Unë kam sygjeruar emrin e Muhedin Targaj”, tha Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *