“Dudelange duhet të humbte 3-0 në 20 minuta”, trajneri i Zrinjskit i trembet Tiranës: Kanë tifozeri fanatike dhe janë të rrezikshëm

Tirana do të përballet nesër në orën 20:00 në “Air Albania” kundër Zrinjskit. Kampionët e Bosnje-Hercegovinës kanë mbërritur në kryeqytet dhe janë gati të masin forcat me bardheblutë. Trajneri i klubit nga Mostari ka folur në prag të kësaj sfide, duke vlerësuar në maksimum kampionët e Shqipërisë. Jakiroviç i trembet Tiranës, teksa e quan me fat Dudelange-n që kaloi turin, pasi sipas tij duhet të kishte humbur 3-0.

“Kampion i Shqipërisë 26 herë. Është e qartë që presim një kundërshtar kërkues, sidomos në shtëpi sepse kanë një tifozeri fanatike që i shtyn përpara për 90 minuta. Ne i pamë ndeshjet e tyre me Dudelange-n dhe mund të themi se Dudelange ishte me fat, sepse në këmbim duhej të humbnin 3:0 për 20 minuta. Por ata i rezistuan atyre sulmeve dhe më pas u qetësuan.

Tirana është e rrezikshme pas fitimit të topit. Ata synojnë dy krahët e tyre me Xhixhën dhe Seferin. Duhet të kujdesemi që ta parandalojmë, të mos u japim thellësi pas nesh sepse kjo mund të jetë e rrezikshme. Shpresoj që të jemi seriozë, gjë që ky nivel kërkon dhe këtë herë do të realizojmë shanset që krijojmë. Të gjithë janë në dispozicion. Të njëjtët djem po udhëtojnë si në Kišnjev, dhe Jakovljevi? do të udhëtojë gjithashtu si mbështetje psikologjike për lojtarët. Është shumë e rëndësishme për ne nga çdo aspekt”, ka thënë Sergej Jakiroviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *