Askush nuk do të vendoste qoftë edhe 1 qindarkë për fitoren e Botërorit nga ana e Rusisë, madje as që do të shkonte në çerekfinale dhe vetëm një penallti do të bënte diferencën dhe një gabim i një futbollisti…
Kjo Rusi, organizuesja, ka bërë krenar një popull të tërë, që mes lotëve, ka gjetur edhe forcën për të duartrokitur djemtë e Çershesovit, i cili mund të ndihet vërtet i kënaqur, pasi arriti në atë që kurrë nuk kishte ndodhur për federatën ruse, që pas shkrirjes së ish-Bashkimit Sovjetik.
Një Rusi jo me talente, por me një grup të rëndësishëm, të bashkuar dhe sidomos të guximshëm. Të aftë që të eliminonin Spanjën, por që për pak ia dolën edhe ndaj Kroacisë. Por, kundër fatit, ndonjëherë, është tepër e vështirë…