Marash Kumbulla festoi datëlindjen e tij të 23 në ditën e djeshme. Mbrojtësi shqiptar vendosi që ta ndante gëzimin e tij edhe me disa fëmijë shqiptarë. Kështu lojtari i Romës dërgoi një komplet edukativ për 120 fëmijë në Burrel.
Lapsa, stilolapsa, fletore dhe çanta shpine u mundësuan për ta falë zemërgjerësisë së Kumbullës. “Përshendetje djema, doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroj fat ndërsa fillon studime. Ju lutem mbani mend se edukimi dhe sjellja janë të rëndësishme, kjo është e rëndësishme. Gjithçka fillon nga ju”, ka thënë Kumbulla. /Sport Ekspres/