Një ndeshje me shumë polemika dhe të pakënaqur nga të dy krahët ishte ajo mes Beshiktashit dhe Slovan Bratislavës në “Europa League”. Përballja që drejtohej nga arbitrat shqiptarë dhe kryesor Enea Jorgjin, ka pasur shumë zhvillime dhe raste të diskutueshme.
Ekipi turk kërkoi një penallti, përpara se të mbërrinte vendimi në minutat shtesë, atje ku Beshiktashi vendosi ndeshjen në shifrat 2-1. Këtë herë duket se i pakënaqur ka qenë trajneri i Slovan Brastislavës, Jan Kozak, që ka duartrokitur në mënyrë ironike në përfundimin e ndeshjes, madje duke folur edhe në mënyrë disi të papërkëthyeshme:
“Jam i zhgënjyer. Luajtëm për fitore dhe humbëm. E dinim pas pjesës së parë që kundërshtari do të ndryshonte. Por këty vendosën disa gjëra të tjera që unë nuk mund të komentoj mbi to. Kushdo që ka ndjekur futboll, e ka parë”, ka thënë Kozak. /Sport Ekspres/