Duart e arta të Visar Bekajt! I pret penalltinë në fund Agim Ibrahimit, Tirana mund Dinamon në derbi dhe afron titullin kampion

Tirana-Dinamo 1-0 Dejvid 69′

Arsyeja se përse Tirana është kampione e Superiores në këtë sezon, megjithëse jo zyrtarisht e shpallur, gjendet në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos. Bardheblutë arritën që të realizonin në të 69 me anë të Dejvid, i cili shfrytëzoi pasimin fantastik të Xhixhës.

Ndeshja nisi me aksione të shumta të Dinamos dhe një rast të artë që u shpërdorua nga Lilaj. Në fund, ishin sërish dinamovitët që kishin mundësinë e barazimit. Por nga fare pranë, Agim Ibrahimi nuk ka mundur dot të shënojë dhe Bekaj arriti që të evitonte golin në minutën e 86, duke i pritur penalltinë. Duart e arta të Visarit po e afrojnë Tiranën me titullin… /Sport Ekspres/

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Behiratche, Ismailgeci, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, De Silva.

Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Mihaj, Sidibe, Samake, Lilaj, Ibraimi, Bardhi, Haxhiu, Chinedu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *