Duan të na nxjerrin inatin e Çekisë! Ish-trajneri i njohur i Polonisë: Do ta mundim thellë Shqipërinë dhe me lojë të bukur, nuk mund të ndodhi ndryshe

Polonia humbi me shifrat 3-1 kundër Çekisë në transfertë. Një rezultat befasues nga grupi i Shqipërisë, ndërsa polakët kërkojnë të na nxjerrin nervat e kësaj disfate në Varshavë. Në këtë linjë mendimi është edhe ish-trajneri i njohur i Polonisë, Antoni Piechniczek, i cili shprehet me siguri se do të fitohet thellë në këtë takim.

“Nuk mund të thuash se këta ishin gola të rastësishëm ato dje. Ata u shënuan me ide nga çekët. Ne e dinim që një rivënie ishte pika e tyre e fortë dhe pas kësaj u shënua goli i parë. I dyti ishte rezultat i presimit në gjysmën tonë, marrja e topit nga ne dhe sjellja e tmerrshme e mbrojtësit tonë të djathtë, i cili humbi duelin në shpejtësi dhe lejoi një krosim, dhe si rezultat, pas më pak se tre minutash humbëm 0-2, gjë që ndoshta nuk ka ndodhur në historinë e pasur e ekipit tonë.

Kur nuk pësojmë një gol, që është gjithashtu e rëndësishme, dhe shënojmë disa, të gjithë do të thonë se trajneri i Santos është në rrugën e duhur dhe e di se çfarë po bën. Duhet mobilizim total për të fituar me stil dhe rezultat të thellë kundër Shqipërisë. Atëherë të gjithë do të jenë në një rrugë tjetër, shumë optimizëm. E hedh poshtë plotësisht idenë se ndeshja me Shqipërinë nuk do të shkojë mirë për ne. Do ta fitojmë thellë dhe me shumë stil”, tha Piechniczek. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online