“Duam ta fitojmë Kupën e Italisë”, trajneri i Atalantës veçon repartin e Gjimshitit pasi eleminoi Juventusin: Mbrojtësit shkëlqyen

Atalanta ka befasuar Juventusin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë fituar me shifrat 3-0 dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale. Trajneri Paladino ka përgëzuar punën kryer nga lojtarët e tij, duke veçuar prapavijën, ku titullar ishte edhe Berat Gjimshiti. Në fund, kreu i pankinës së Atalantës la shprehur hapur objektivin për ta fituar Kupën e Italisë.

“Thjesht mund të përgëzoj djemtë që u përballën me një ekip të madh me një trajner të shkëlqyer. E jona ishte një ndeshje e përsosur dhe me kurajo. Tre mbrojtësit bënë një punë të shkëkqyer, ashtu sikurse bënë edhe në pozicionet e tjera. Ishim klinikë. Punë e paqme nga të gjithë, edhe nga zëvendësuesit. Ia dedikojmë fitoren tifozëve tanë. Kam një klub ambicioz, që gjithmonë synon të rritet dhe ka shumë dëshirë të fitojë Kupën e Italisë”, ka deklaruar Rafaele Paladinoja./Sport Ekspres/