Vllaznia do të përballet ndaj Craiovas në turin e dytë të Conference League. Skuadra rumune është e njohur për shqiptarët pasi Laci e eliminoi në sezonin e shkuar. Ndërkohë presidenti i Craiovas, Sorin Cartu, kërkon hakmarrje ndaj Vllaznisë.
“Jemi gati për këtë ndeshje. E pashë menjëherë me kë ramë në Conference League. Po kërkoj informacione për Vllazninë, por është e qartë që na duhet hakmarrja në Shqipëri. Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, të jemi serioz”, tha Cortu. /Sport Ekspres/