“Dua të shënoj për lumturinë e njerëzve“, Sadikun e josh Kupa Libertadores: Është një ëndërr për mua

Armando Sadiku ishte çudia më e madhe e kësaj merkatoje janari. Sulmuesi shqiptar la elitën e Turqisë dhe zgjodhi për të ardhmen e tij Bolivinë e largët. 29-vjeçari është prezantuar dje në ekipin e tij të ri, Bolivar, ku premtoi se do të shënojë sa më shumë gola. Një arsyet që ka joshur Sadikun për të firmosur në Amerikën e Jugut është pikërisht Kupa Libertadores, për të cilën në konferencë për shtyp deklaron se e ka pasur një ëndërr.

“Kam ardhur këtu për të qenë shënuesi i tyre, dua të shënoj shumë gola për lumturinë e njerëzve. Kupa Libertadores është një ëndërr për mua, unë e kam parë atë vetëm në television. Do të punoj shumë për të arritur mirë në kupë dhe për të shënuar gola për të gjithë ekipin.

Jam në gjendje të mirë, por pak i lodhur, mendoj se javën tjetër do të jem në formën time më të mire. Shpresoj të arrij 100% për të dhënë gjithçka për Bolívar.

Ai (Riquelme) ka shënuar shumë gola këtu, nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë por do të jap gjithçka për ekipin dhe do të arrij qëllimet e klubit”, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *