“Dua të përqafoj gjithë stadiumin, sot nuk do të fle“, Duka i lumtur pas fitores: Të gjithë e meritojnë të festojnë gjatë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ktheu mbrëmjen e sotme në një mbrëmje feste falë fitores 3-0 të arritur kundër Republikës Çeke. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për “TV Klan“-in pas ndeshjes, ku ka shprehur lumturinë e tij për këtë tre pikësh. Sipas tij, mbërritja në Europian duket i sigurt, ndërsa shton se të gjithë meritojnë të festojnë këtë mbrëmje.  

“Tani që kemi bërë 3 gola, donim 4. Por para ndeshjes edhe me një gol do të ishim shumë të kënaqur. Jam shumë, shumë i lumtur. Fitorja me Poloninë, apo kjo sot? Këtë sot. Jam shumë i gëzuar që të gjithë shqiptarët janë shumë të kënaqur. Të gjithë e meritojnë të festojnë gjatë dhe do të festojnë gjatë. Do të doja të përqafoja të gjithë stadiumin tani. Jam shumë i kënaqur që ekipi e meritoi me çdo gjë, me paraqitje, me gola, golat tanë kanë dalë tre herë më të bukurit, me tifozët tonë. Një përgëzim shkon edhe për trajnerin dhe stafin që kanë punuar shumë. Do shkojmë në Europian, kjo është e sigurt. Nuk do të fle sot. Por sa mirë që nuk fle nga lumturia dhe jo nga ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online