“Dua të përgëzoj tifozët, u kënaqa që luajta në këtë stadium”! Trajneri i Craiovas pëlqen vetëm atmosferën e Loro Boricit: Vllaznia bëri gol me 1 gjuajtje

Trajneri i Craiovas ka komplimentuar atmosferën e krijuar në Loro Borici. Pasi ka përgëzuar tifozët e Vllaznisë dhe shtëpinë e shkodranëve, më pas Balint ka thënë se Craiova e meritonte fitoren pasi e dominoi kundërshtarin. Madje theksohet se goli i Hoxhajt erdhi pas goditjes së parë në portë.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, sepse e kontrolluam lojën, u përpoqëm të fitonim, kështu e përgatitëm ndeshjen, megjithëse e dimë që Vllaznia është një skuadër e fortë, sidomos në shtëpi. Kam pësuar një gol që do të më duhet të shikoj situatën prapë. Në thelb, rasti i tyre i parë për shënim u kthye në gol. Pas kësaj kemi reaguar, kemi pasur mundësi. Në fund, është një barazim.

Në pjesën e dytë patëm situata të mira për të shënuar. Dua të përgëzoj tifozët, ishte një atmosferë shumë e bukur dhe ne u kënaqëm duke luajtur këtu në një stadium të tillë. Është e qartë se javën e ardhshme do të duhet të rrisim nivelin tonë. Koha është e shkurtër, por është e qartë se do të duhet të rregullojmë shpejt disa aspekte. Po presim të marrim fitoren e parë. Sot, nga pamja e lojës, ne e merituam fitoren”, tha Balint. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *