Platforma online “Netflix” nuk ofron vetëm seriale apo filma, por së fundi ka publikuar dokumentare mbi emrat e legjendave si Ibrahimoviç, Majkëll Xhordan e Pele. Dokumentari i këtij te fundit u shfaq vetëm pak kohë më parë, ku tregohej e gjithë jeta e një prej më të mirëve të të gjithë kohërave. Jeta e Pele nuk kishte qenë aq shembullore sa mendohet, pasi në këtë dokumentar, braziliani tregon se ka fjetur me shumë femra për të cilën është penduar shumë në jetë.
Pavarësisht se është martuar 3 herë, 80 vjeçari u shpreh se ka patur edhe shumë lidhje jashtëmartesore dhe nuk e dinte ekzaktësisht se sa fëmijë kishte me këto femra. “Të jem i ndershëm, kam pasur shumë lidhje jashtëmartesore, nga një pjesë e të cilave kemi sjellë në jetë edhe fëmijë. Megjithatë për ekzistencën e fëmijëve, jam vënë në dijeni shumë kohë më vonë”- ishin disa nga fjalët e Pele në këtë film me metrazh të shkurtër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/