Tirana ka barazuar 1-1 në transfertën e sotme me Kukësin. Pas ndeshjes së parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”-s, Taulant Seferi ka folur për mikrofonin e emisionit “TI BO GOL“ në “Oversport“, ku pohoi se largimi i tij nga Tirana është vetëm çështje kohe.
“Fusha na ka penguar, sepse rrëshqitëm shumë. I meritonim tre pikët, por nuk na deshi as goli. Largimi? Nuk kam firmosur ende, por këto ditë besoj se do të kryejmë punë. Qëllimi im është të iki me kokën lart nga Shqipëria dhe jo si dështim”, ka deklaruar Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/