“Dua të fitoj trofe më këtë klub”, Muriqi është i bindur për të ardhmen e tij: I kam thënë menaxherit të më lërë të qetë

Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për “El Larguere” në “Cadena Ser”, ku ka folur për fëmijërinë e itj të vështirë në lu.ftën ndaj Serbisë, si dhe për të ardhmen te Majorka. Pavarësisht se ofertat për të nuk mungojnë, sulmuesi shqiptar duket se nuk dëshiron të largohet nga Majorka, ku edhe dëshiron të fitojë një trofe.

“Ambicia ime është të luaj për Majorkën dhe të kem mundësinë të fitoj diçka me këtë klub. I kam thënë menaxherit tim: ‘Të lutem, më lër të qetë me ofertat, kam një kontratë deri në vitin 2027 dhe dua ta përfundoj atë’“, ka treguar Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *