“Dua rritje rroge nga presidenti”, Grent Halili duhet të rishoh kërkesën te Tirana

Që kampionati nuk nis dhe mbyllet me tre ndeshjet e para në kampionat, kjo është mëse e qartë. Por ndonjëherë të rrëmbyer nga emocionet janë vetë protagonistët, lojtarët, për të dhënë edhe deklarata të nxituara.

Në super fillimin e sezonit te Tirana, fitoret mbanin gjithmonë një autor: “Grent Halili”. Vinte nga stoli dhe arrinte të shënonte. Kjo solli edhe entuziazëm të madh te futbollisti, që mbi shpatullat e tij e kishte mbajtur shumë presionin e etiketimit “djali i presidentit”.

E si për të hequr tërësisht peshën, që në fakt rezulton edhe ide e gabuar, doli me një deklaratë të nxituar pas ndeshjes me Vllazninë që ishte edhe e treta e kampionatit: “Rrogën e marrë në bankë si të tjerë. Do ulem të bisedoj me presidentin dhe dua të më rrisin rrogën”. Goli i fundit i Halilit ka ardhur ndaj Skënderbeut, pra para 7 ndeshjesh në Superiore. Realizimi po mungon shumë te ky lojtar, pavarësisht se besimin nga Ahmataj në fushë po rezulton maksimal. Tashmë kërkesa për rritje rroge duhet të rishihet, ndërsa fokusimi kryesor duhet të jetë puna dhe vazhdimësia te Tirana, pasi tifozët kërkojnë shumë më tepër sesa një entuziazëm i momentit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online