“Dua që të valëvitet sërish flamuri gjerman”, Klopi kërkon patriotizëm për të rikthyer Gjermaninë drejt lavdisë

Jurgen Klopi ka publikuar listën e tij të parë në drejtimin e Kombëtares gjermane. Trajneri i “pancerave” i ka befasuar të gjithë, duke thërritue 40 futbollistë në grumbullimin e parë. I paraqitur në konferencë për shtyp, Klopi ka vendosur të përdorë një tjetër “armë” motivini. Kreu i pankinës gjermane ka bërë thirrje për rikthimin e patriotizmit në stadium, megjethëse është shprehur se nacionalizmi nuk duhet lënë në duart e njerëzve të gabuar.

“Do të doja ta ktheja sërish flamurin gjerman, pa menduar njerëzit: ‘Çfarë nuk shkon me ty?’ kur dikush e valëvit atë. Do të doja shumë që thjesht të ishim të lumtur që jetojmë në këtë vend të mrekullueshëm. Nuk dua t’ia lë nacionalizmin njerëzve të gabuar. Por patriotizmi pozitiv? PO!”, është shprehur Jurgen Klopi./Sport Ekspres/