Pak dritë në fund të tunelit për Kristjan Asllanin! Mesfushori shqiptar do të transferohej te Interi nga Empoli dhe menjëherë shfaqi aftësitë e tij në ndeshjet e para përgatitore para nisjes së sezonit në Serinë A.
Inzagi po i jepte pak hapësira dhe momenti i keq i lojtarit të Shqipërisë kulmoi me rastin e humbur ndaj Barcelonës. Tani, nga ndeshja në ndeshje Asllani ka fituar dashurinë e tifozëve me mënyrën sesi po paraqitet në ato pak minuta të dhëna nga trajneri.
Por në Itali tregojnë planin e Interit me blerjen e kartonit të këtij futbollisti. Zikaltërit presin që të largojnë Brozovic në fundin e këtij sezoni dhe kjo do të thotë se Asllani do të ketë në dorë çelësat e mesfushës. /Sport Ekspres/