Drejtuesëve të Bajernit u soset durimi, humba ndaj Bohumit hap diskutimet për të ardhmen e trajnerit

E ardhmja e Tomas Tuhelit është venë ndjeshëm në rrezik. Drejtuesëve të Bajernit të Mynihut u soset durimi, teksa ekipi ka marrë sot kundër Bohumit humbjen e tretë radhazi. Në tërësi, janë 11 humbje për Tomas Tuhelin në drejtimin e bavarezëve.

Titulli kampion po largohet gjithnjë e më shumë nga Bajerni, prandaj në kampin bavarez kanë nisur diskutimet për të ardhmen e Tuhelit. Është Fabricio Romano ai që ka njoftuar se presidenti i Bajernit dhe drejtorët po bisedojnë për të vendosur përfundimisht të ardhmen e trajnerit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *