Drejtori sportiv i Hajdukut të Splitit i sigurt për Ismaljlin: Luan shumë mirë me ekipet e renditura lart në Serie A

Ardian Ismajli padyshim që është një nga talentet shqiptare që e pret një rrugën e sukseshme përpara në karrierën e tij. Me Hajdukun e Splitit ka treguar se është një futbollist që Meriton të luajnë në kampionate më të forta, ndërsa në elitën e Kroacisë e ka gjetur veten thuajse çdo javë në formacionin më të mirë. Vlerësime ka marrë edhe për paraqitjet me fanellën kuqezi të Kombëtares, ku menjëherë i bëri vend vetes duke hipotekuar pozicionin e titullarit.

Së fundi kambana nga Serie A kanë nisur të bien për të, teksa Verona duket një destinacion i mundshëm. Por në një intervistë për “Taca La Marca”, drejtori sportiv i Hajdukut të Splitit, Sasha Bjelanoviç, ka folur për futbollistin shqiptar. Madje duke thënë edhe se mund të luajë pa frikë edhe për klubet italiane që renditen në pjesën e sipërme të tabelës në Serie A.

“Ismajlin e kam pasur për katër vjet në Hajduk dhe e pashë të rritet. Është një profil shumë interesant. Ai mund të luajë shumë mirë në skuadrat në anën e djathtë të renditjes në A. I mungon pak inteligjenca taktike që karakterizon futbollin, atë Italian në veçanti dhe më pak ligat e huaja, por ai ka hapësirë ??të shkëlqyeshme për përmirësim”, ka thënë Sasha Bjelanoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *