Drejtoresha për Sportin në Këshillin e Europës ishte e ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“. Sophie Kwasny ka treguar arsyen përse është e pranishme në kryeqytetin shqiptar. Ajo shpjegon se ka pasur takime me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me Federatat sportive në Shqipëri për të siguruar që zbatohen të drejtat e njeriut, barazitë gjinore mundësia që të gjithë të kenë qasje në sport.
“Jam në Tiranë për dy ditë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të parë se si politikat e sportit janë zbatuar në Shqipëri dhe për të krahasuar me atë çfarë ne në Strasburg i promovojmë si vlera. Në Strasburg Këshilli i Europës po punon me të drejtat e njeriut, rregullat, ligjet dhe demokracinë. Për ne është e rëndësishme që këto vlera të zbatohen edhe në sport. Punojmë për të mbrojtur nga gjuha e urrejtjes dhe të sigurohemi që të gjithë të kenë qasje në sport. Sporti është për të gjithë. Të sigurohemi që mjedisi dhe infrastruktura të mundësohen. Kemi pasur takime në Ministri, Komitetin Olimpik. Federatën e Futbollit”, ka shpjeguar Sophie Kwasny./Halit Delibashi-Sport Ekspres/