“Drejt Laçit për fanellën tonë”, tifozët e Partizanit thumbojnë lojtarët: T’i shkundim ata që e mbajnë veshur

0

Partizani po kalon një moment të vështirë, teksa nuk po arrin të gjejë dot rezultatet e duhura. Si për të përkeqësuar gjithçka shërbeu edhe ai eleminim surprizues nga Kupa e Shipërisë, ku fitorja në mesjavë kundër Besëlidhjes nuk i shërbeu për të kaluar në fazën çerekfinale. Kjo ka sjellë edhe reagime të forta në drejtim të klubit, duke kritikuar këta të fundit për atë çfarë lojtarët kanë shfaqur në fushën e lojës.

Por tifozët e “demave të kuq”, duket se janë të vendosur që paraqitjet e fundit të mos ndikojnë në prezencën e tyre në shkallët e stadiumit. Janë sërish “Ultras Guerrils” që pasi premtuan besnikëri disa kohë më parë, këtë herë konfirmojnë praninë e tyre në transfertën e radhës kundër Laçit. Grupimi i tifozëve kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ku tregojnë se do të japin mbështetjen e tyre në këtë moment delikat. Gjithashtu shprehen se so të jenë aty vetëm për fanellën e Partizanit, ndërsa do të zgjojnë lojtarët, të cilët duket se e kanë harruar peshën që fanella e kuqe mbart./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.