Drama që i ndodhi Di Marias përpara finales, vajza në spital dhe lojtari duhej të fokusohej vetëm te Franca

Angel Di Maria ishte padyshim figura kryesore e Argjentinës në finalen kundër Francës, ku së bashku me Mesin dhanë kontributin maksimal për fitimin e trofeut që u mungonte prej 36 vitesh. Lojtari i Juventusit fitoi një 11 metërsh dhe realizoi golin e dytë për amerikano-jugorët në 64 minutat që ishte prezent në fushë.

Por jo gjithçka shkoi mirë për Di Marian para finales. Përpara ndeshjes së madhe, vajza e tij përfundoi në spital për shkak të temperaturës së lartë që e shoqëronte prej ditësh. Megjithatë, mjekët arritën të stabilizonin gjendjen shëndetësore të saj, duke bërë të mundur që Di Maria të kishte mbështetjen e rëndësishme në shkallët e stadiumit, familjen e tij./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online