Edmond Dosti dhe Kliton Bozgo kanë qenë dy nga lojtarët shqiptarë që kanë shtruar rrugën e suksesit në Slloveni. Këto figura legjendare kanë kontribuar dhe lënë gjurmën e tyre te skuadra e Olimpik Ljubjanës, atje ku sot luan edhe Endri Çekiçi.
Për këtë të fundit është përfolur edhe një për interesim që vjen nga ana e Arsenalit, pasi po bën vërtet mirë te Ljubjana. Për këtë arsye media sllovene “Delo.si” ka zhvilluar një intervistë me sulmuesin shqiptar, ndërsa si parantezë ofron edhe pak histori e nostagji për tifozët e Ljubjanës, për të kujtuar emra që dikur i kanë ngritur peshë si Dosti me Bozgon.
E sa i përket intervistës me Çekiçin, nuk ka folur drejtëpërdrejtë për transferimin e radhës, por ka bërë një rrëfim mjaft interesant ku mund të veçohet edhe sekreti për golat e shumtë me goditjet e dënimit.
“Qyteti im Pogradeci është komod, i vogël dhe tërheqës për turistët. Nuk është i nxehtë në verë, nuk është i akullt në dimër, klima është e ngjashme me atë në Ljubljana. Natyrë e bukur, histori e pasur, fshatra tërheqës, ushqim i shkëlqyeshëm dhe ajo që është më tërheqëse për të gjithë turistët, çmime të ulëta. Është duke u zhvilluar.
Situata nga Koronavirusi? Megjithëse ende nuk ka njeri të infektuar me COVID-19 në Pogradec, zbatohen rregullat e rrepta të vendosura nga shteti. Vetëm një orë në ditë, njerëzit mund të jenë jashtë.
Bozgo? Më ka lavdëruar për punën e bërë dhe më ka thënë se jam në rrugën e duhur dhe se duhet të bëj edhe më mirë.
Golat nga distanca? Më pëlqen të bëj një gjë të tillë. Unë praktikova goditjet e rrufesë nga një distancë e largët. Kjo gjuajtje me majë, megjithatë, unë isha duke e mësuar nga Cristiano Ronaldo. Është e vështirë sepse nuk e dini se si do të fluturojë topi. As unë, e lëre më një portier.
Vazhdimi i kampionatit? Mezi po pres që të fillojë. Dua ta fitojë titullin në fushë, të mund rivalët. Nëse është mundësia të ndeshemi menjëherë me Mariborin dhe Celjen”, ka thënë Çekiçi. /Sport Ekspres/