Në ndeshjen tjetër të grupit H, askush nuk e priste që Borusia Dortmund do të turpërohej sërish ndaj APOEL-it. Skuadra gjermane, edhe pse po luante në shtëpi, barazoi sërish me rezultatin 1-1. Verdhezinjtë janë zhytur në krizë dhe praktikisht i kanë dhënë fund aventurës evropiane për këtë sezon. Golin për BVB-në e shënoi Guerreiro, kurse për qipriotët Pote. Trajneri Peter Bos tani po që rrezikon shkarkimin, sepse Borusia nuk është mësuar me të tilla tragjedi në futboll, pavarësisht se qëndrueshmëria nuk ka qenë kurrë pika e saj e fortë.