Donte ta ulte në stol te Kombëtarja e Gjermanisë, Nojer pas turpërimit të Barçës: Më vjen keq për Ter Shtegen

Barcelona-Bajern Mynih nuk ishte vetëm një duel mes dy ekipeve, por edhe midis dy portirëve më të mirë të Gjemranisë. Kohët e fundit një rivalitet mes tyre është ndezur dhe kjo falë fjalëve të Ter Shtegen se dëshiron të jetë titullar në Kombëtare, për të lënë kështu në stol nurmin 1 të “panzerave”, Manuel Nojer.

Por 8 golat e pësuar në Champions League kundër bavarezëve janë një barrë e rëndë dhe këtë e pohon edhe vetë gardiani i Bajernit. Në intervistën të hënë për “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes, Nojer thotë se ndjen keqardhje për Ter Shtegen, por kjo nuk ka të bëjë me Kombëtaren.

“Më vjen pak keq për Ter Shtegen. E di se diçka e tillë nuk është e lehtë për një portier. Por ne po luanim në Champions League dhe kjo nuk ka të bëjë fare me ekipin kombëtar”, ka thënë Manuel Nojer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online